📍 Bruksel - Në takimin e Komitetit Ushtarak të Shefave të Shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s, u zhvilluan diskutime të rëndësishme mbi forcimin e mbrojtjes kolektive dhe të parandalimit, zhvillimin e kapaciteteve ushtarake, situatën strategjike të sigurisë në krahun lindor dhe jugor të Aleancës, bashkëpunimin me Ukrainën dhe Bashkimin Europian, si dhe mbi përgatitjet për Samitin e muajit korrik në Ankara. Gjatë punimeve të Komitetit Ushtarak, ritheksova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për ruajtjen e sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.
Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Federale Gjermane, Gjeneral Carsten Breuer, me fokus bisedimi mbi ndërveprueshmërinë dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak, stërvitjeve të përbashkëta, si dhe mbi rëndësinë e misionit KFOR për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu, në takimin me Shefin e Shtabit të Malit të Zi, Gjeneralbrigade Miodrag Vuksanovic, theksuam rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ushtarak bilateral, rajonal dhe në kuadër të NATO.