Albanian Women Empowerment Network - A network of 10 organizations, our main goal is the social, economic, cultural and political empowerment of Albanian women.

Joined March 2017
95 Photos and videos
Marjane Satrapi, autorja, ilustratorja dhe regjisorja franko-iraniane e njohur për veprën e saj të famshme “Persepolis”, ka ndërruar jetë në Paris në moshën 56-vjeçare.
1
57
Ajo sfidoi stereotipet mbi gratë e Lindjes së Mesme dhe u bë një zë i fuqishëm kundër patriarkatit, censurës dhe çdo forme të mohimit të të drejtave themelore.
1
10
Trashëgimia e saj do të vazhdojë të frymëzojë breza të tërë vajzash dhe grash që kërkojnë të jetojnë të lira, të barabarta dhe të dëgjuara. #AWEN #MarjaneSatrapi
42
Krenare që puna e AWEN është pasqyruar në Tirana Times si pjesë e ndikimit të Canada Fund for Local Initiatives (CFLI) në Shqipëri.
1
12
Përmes projektit tonë, gra, të rinj dhe prindër në Kukës, Tropojë dhe Burrel fituan njohuri dhe mjete praktike për të lundruar në mënyrë të sigurt në hapësirat online dhe për t'iu përgjigjur bullizmit kibernetik dhe abuzimit online.
1
29
Reagim publik: AWEN shpreh shqetësimin për ngjarjen e denoncuar nga një qytetare në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku sipas dëshmisë dhe pamjeve të publikuara, një vajzë është përballur me dhunë fizike dhe kërcënime nga një i ri në mes të rrugës gjatë orëve të natës.
1
46
Agresorët duhet të ndalohen menjëherë dhe të përballen me pasojat ligjore të veprimeve të tyre. AWEN mbetet në solidaritet me çdo vajzë dhe grua që përjeton dhunë dhe rithekson se toleranca ndaj çdo forme të dhunës me bazë gjinore duhet të jetë zero.
1
19
Siguria dhe dinjiteti i grave dhe vajzave nuk mund të jenë të negociueshme. Vetëm përmes reagimit të shpejtë institucional dhe ndëshkimit të autorëve mund të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla. #AWEN #Dhunë
12
Sot zhvilluam një fokus grup me pjesëmarrjen e 10 profesionistëve që ofrojnë shërbime të drejtpërdrejta për viktimat e dhunës me bazë gjinore.
1
17
Perspektiva dhe përvoja e profesionistëve mbetet thelbësore për ndërtimin e një përgjigjeje më efektive dhe të koordinuar ndaj kësaj forme në rritje të dhunës. Së bashku për një hapësirë digjitale më të sigurt për gratë dhe vajzat.
1
20
Ky aktivitet organizohet nga AWEN në kuadër të projektit “BE për Barazinë Gjinore: Fuqizimi ekonomik i grave dhe eliminimi i dhunës ndaj grave”, i financuar nga Bashkimi Europian dhe i zbatuar në bashkëpunim nga UN Women dhe UNDP. #EU4GE #EU4WomensEmpowerment
19