A ka mundesi me dhene Doreheqjen NUK TE DUAM⊠malkuar qofsh Ramovic
@ediramaal
Protestuesit janĂ« tĂ« lirĂ« tĂ« protestojnĂ« paqĂ«sisht pĂ«r çfarĂ« tĂ« duan, si tĂ« duan e deri kur tĂ« duan, por pa dashur tâju bĂ«j moral nuk kam se si mos tâu them:
1. Kjo protestë nuk ka më asnjë lidhje me Sazanin a me Zvërnecin, sepse i gjithë dokumentacioni i procesit dhe e gjithë qasja e dokumentuar qeverisë, tregojnë qartë që qeveria është në lartësinë e interesit publik e të standarteve dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
2. Kjo protestë po godet imazhin e Shqipërisë dhe sezonin turistik, duke ushqyer perceptimin negativ e të pavërtetë të një vendi jomiqësor ndaj mjedisit, jomikpritës për investimet e huaja dhe te pasigurtë për turistët. Anullimet e rezervimeve të hoteleve dhe bllokimet e rrugëve paralajmërojnë një sezon jo pozitiv ekonomikisht, për shumë e shumë familje e njerëz që kanë lidhje direkte apo indirekte me zinxhirin e vlerës së industrisë së turizmit.
3. Kjo protestë që arrin e degradon në një turmë të drejtuar nga mendje të liga dhe duar të këqia drejt rrugës së aeroportit, duke bllokuar natën në rrugë mijëra njerëz në lëvizjen e tyre të lirë, ka brenda saj pikërisht atë të keqen e madhe të ekstremizmit që frymëzon bullizimin online dhe prishjen me pahir të ritmit të jetës së shumicës.
4. Keqardhje për të rejat e të rinjtë e zhgënjyer nga marshimi qorrazi drejt Rinasit me shijen e lirisë e të pavarësisë së tyre dhe në emër të një revolucioni imagjinar, derisa e kuptuan edhe vetë se çfarë budallallëku kishin bërë duke i shkuar mbrapa skuthave të infiltruar nga forcat destruktive, brenda a jashtë, të cilat po bëjnë çmos për ta dëmtuar sa më shumë Shqipërinë. Uroj që të zgjohen sa më parë nga ky jerm dhe të shkëputen një orë e më parë nga mendjet e liga dhe duart e këqia që tanimë e kanë marrë në kontroll protestën.
5. Kjo protestë ka ekzaltuar edhe shumë personazhe me një emër të dëgjuar në mexhelisin e jetës publike. Me mendjet e tyre të cekëta ata i janë bashkuar asaj me mënyra të ndryshme, në bulevard apo në kanalet sociale e mediatike, me idenë se deti u bë kos, qeveria po mbytet, një orë e re erdhi për lugët në brezat e tyre.
Por nëse ka përfitues të vërtetë nga kjo protestë, ata janë vetëm dy:
Qeveria Shqiptare, e cila do tĂ« nxjerrĂ« patjetĂ«r mĂ«simet qĂ« i duhen nga pjesa e çiltĂ«r e protestĂ«s, duke adresuar si duhet shqetĂ«simet legjitime tĂ« asaj pjese dhe Partia Socialiste, e cila kur tĂ« shpĂ«rndahet mjegulla do tâi zhgĂ«njejĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« gjithĂ« kundĂ«rshtarĂ«t e saj, duke u shfaqur mĂ« e madhe dhe mĂ« e fortĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« skenĂ«s politike tĂ« ShqipĂ«risĂ«đŠđ±đđčđŠ
đȘđș