È stato un grande piacere tenere il mio primo incontro ufficiale a
#Roma, presso il Palazzo della Farnesina, con il Vice Primo Ministro e Ministro degli Affari Esteri e della Cooperazione Internazionale d’Italia, Antonio Tajani 🇦🇱🤝🇮🇹
Abbiamo ribadito l’eccellente partenariato tra
#Albania e
#Italia, fondato su profondi legami storici, sulla stretta amicizia tra i nostri popoli e su una visione strategica condivisa per il futuro. Pochi partenariati sono cosi profondi e ben'articolati quanto il nostro!
I nostri colloqui hanno confermato l’elevato livello di cooperazione in un’ampia gamma di settori, tra cui il dialogo politico, l’integrazione europea, la sicurezza, la difesa, la migrazione, la connettività, l’energia, l’economia, il turismo, la cultura e gli scambi tra le persone. L’Italia rimane il principale partner commerciale dell’Albania e un investitore strategico nei settori prioritari.
Ho espresso la sincera gratitudine dell’Albania per il costante e fermo sostegno dell’Italia al nostro processo di adesione all’Unione europea e per il suo ruolo continuo di uno dei più forti sostenitori del futuro europeo dell’Albania e dei Balcani occidentali.
Insieme, restiamo impegnati a rafforzare ulteriormente il nostro
#partenariato strategico, a beneficio dei nostri cittadini, della stabilità regionale e di un’
#Europa più forte.
Grazie, Ministro
@Antonio_Tajani e caro Antonio, per la calorosa accoglienza e per le discussioni estremamente proficue che abbiamo avuto.
--
Ishte një kënaqësi e veçantë të zhvilloja takimin tim të parë zyrtar në
#Romë, në Palazzo della Farnesina, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani 🇦🇱🤝🇮🇹
Rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer mes
#Shqipërisë dhe
#Italisë, të bazuar në lidhje të thella historike, në miqësinë e ngushtë mes popujve tanë dhe në një vizion strategjik të përbashkët për të ardhmen. Pak partneritete janë kaq të thella dhe kaq mirë të strukturuara sa partneriteti ynë!
Bisedimet tona konfirmuan nivelin e lartë të bashkëpunimit në një gamë të gjerë fushash, përfshirë dialogun politik, integrimin evropian, sigurinë, mbrojtjen, migracionin, lidhshmërinë, energjinë, ekonominë, turizmin, kulturën dhe lidhjet mes njerëzve. Italia mbetet partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe një investitor strategjik në sektorët prioritarë.
Shpreha mirënjohjen e sinqertë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Italisë ndaj procesit tonë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për rolin e saj të vazhdueshëm si një nga mbështetëset më të forta të së ardhmes evropiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Së bashku, mbetemi të angazhuar për të forcuar më tej
#partneritetin tonë strategjik, në dobi të qytetarëve tanë, stabilitetit rajonal dhe një
#Evrope më të fortë.
Faleminderit, Ministër
@Antonio_Tajani dhe i dashur Antonio, për mikpritjen e ngrohtë dhe për diskutimet shumë të frytshme që zhvilluam.
#Insieme
#Sëbashku