📍Sofia -- Pleased to particpate at the Ministerial meeting of
#SEECP, marking also the 30th anniversary of the process.
What began as a genuine aspiration has, over the years, evolved into a lasting and impactful project. Today, it stands as the region’s leading political forum, fostering dialogue, building trust, and strengthening good neighbourly relations. In doing so, it has demonstrated that regional ownership, mutual respect, and a shared vision can contribute meaningfully to greater stability, prosperity, and integration across our region.
Economic cooperation and regional integration must remain at the core of our collective efforts. The Berlin Process, the Growth Plan, the Common Regional Market, and broader connectivity initiatives, including
#CorridorVIII and other strategic projects, continue to offer tangible opportunities to deepen economic integration, enhance competitiveness, and improve the lives of our citizens.
Our
#European accession path has entered its most dynamic and consequential phase. Our objective remains ambitious yet realistic: to conclude accession negotiations by 2027 and achieve full membership in the European Union by 2030.
A successful merit-based enlargement process can only succeed if it functions credibly and consistently on both sides. This understanding was reaffirmed last week in Tivat, where EU and Western Balkan leaders agreed on the need to inject renewed political momentum and strategic vision into the enlargement agenda. We stand ready, fully committed to delivering on our responsibilities and advancing the reforms necessary to achieve this goal.
Albania will continue to invest in
#regional cooperation. While the progress achieved thus far is undeniable, vulnerabilities remain. If left unaddressed, they risk undermining stability, slowing development, and creating space for external influences that do not align with our shared European aspirations. For this reason, deeper cooperation and stronger interconnections are not merely a regional imperative; they are a strategic investment in the security, stability, and prosperity of the region and Europe as a whole.
Our sincere appreciation to
#Bulgaria for its successful Chairmanship and exemplary leadership.
Warm welcome to the upcoming Chair,
#Romania, and look forward to joining efforts to ensure a successful and productive term ahead.
#Horizon2030
--
📍Sofje – I kënaqur që mora pjesë në Takimin Ministror të Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore,
#SEECP, çka shënon njëkohësisht edhe 30-vjetorin e këtij procesi.
Ajo që nisi si një aspiratë e sinqertë është shndërruar ndër vite në një projekt të qëndrueshëm dhe me ndikim të rëndësishëm. Sot, SEECP qëndron si forumi politik kryesor i rajonit, duke nxitur dialogun, ndërtuar besimin dhe forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Në këtë mënyrë, ai ka dëshmuar se përgjegjësia rajonale, respekti i ndërsjellë dhe një vizion i përbashkët mund të kontribuojnë në mënyrë domethënëse për më shumë stabilitet, mirëqenie dhe integrim në të gjithë rajonin tonë.
Bashkëpunimi ekonomik dhe integrimi rajonal duhet të mbeten në qendër të përpjekjeve tona të përbashkëta. Procesi i Berlinit, Plani i Rritjes, Tregu i Përbashkët Rajonal dhe nismat më të gjera të ndërlidhjes, përfshirë
#KorridorinVIII dhe projekte të tjera strategjike, vazhdojnë të ofrojnë mundësi konkrete për thellimin e integrimit ekonomik, rritjen e konkurrueshmërisë dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
Rruga jonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka hyrë në fazën e saj më dinamike dhe më përcaktuese. Objektivi ynë mbetet ambicioz, por realist: përfundimi i negociatave të anëtarësimit brenda vitit 2027 dhe anëtarësimi i plotë deri në vitin 2030.
Një proces i suksesshëm zgjerimi, i bazuar në meritë, mund të funksionojë vetëm nëse është i besueshëm dhe i qëndrueshëm nga të dyja palët. Ky mirëkuptim u rikonfirmua javën e kaluar në Tivat, ku drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor ranë dakord për nevojën e një momenti të ri politik dhe një vizioni strategjik më të qartë në agjendën e zgjerimit. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar për të përmbushur përgjegjësitë tona dhe për të çuar përpara reformat e nevojshme për arritjen e këtij objektivi.
Shqipëria do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin
#rajonal. Ndonëse progresi i arritur deri më tani është i pamohueshëm, sfida dhe dobësi të caktuara vazhdojnë të ekzistojnë. Nëse nuk adresohen, ato rrezikojnë të minojnë stabilitetin, të ngadalësojnë zhvillimin dhe të krijojnë hapësira për ndikime të jashtme që nuk përputhen me aspiratat tona të përbashkëta europiane.
Për këtë arsye, bashkëpunimi më i thellë dhe ndërlidhja më e fortë mes vendeve tona nuk janë thjesht një domosdoshmëri rajonale; ato përbëjnë një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe begatinë e rajonit dhe
#Evropës në tërësi.
Mirënjohje e sinqertë për
#Bullgarinë për kryesimin e suksesshëm dhe lidershipin shembullor.
I urojmë mirëseardhjen kryesisë së re,
#Rumanisë, dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë për ta bërë mandatin e ardhshëm sa më të suksesshëm dhe produktiv.
#Shqipëria2030